Mediat në Rusi thonë se ushtria ruse ka krijuar një teknologji të aftë për të neutralizuar avionët, anijet dhe raketat e kundërshtarit brenda një rrezeje prej 5,000 kilometrash.
Lajmi, i njoftuar fillimisht nga agjencia e lajmeve Vesti më 14 prill, tha se një avion luftarak rus kishte testuar me sukses pajisjen e zhurmimit elektronik ndaj destrojerit amerikane Donald Cook në Detin e Zi.
Në njoftim citoheshin burime anonime ruse, që thoshin se teknologjia në fjalë mund të paralizonte të gjithë marinën amerikane.
Është e vërtetë që një avion rus në Detin e Zi iu afrua mjaft destrojerit Donald Cook në vitin 2014, por zyrtarët e SHBA thonë se hollësitë e këtij incidenti nuk janë paraqitur saktë në raportin e agjencisë së lajmeve Vesti dhe se shumica e fakteve të paraqitura aty janë të fabrikuara. Analistët amerikanë lënë të kuptohet se zyrtarët rusë mund ta kenë sajuar këtë histori për të fshehur dobësinë e ushtrisë së tyre.
“Pretendimet e Rusisë për paralizimin e destrojerit Donald Cook janë të rreme”, tha Jorge Benitez, drejtor i “NATOSource” dhe bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Brent Scowcroft të Këshillit Atlantik për Sigurinë Ndërkombëtare. “Avioni luftarak rus ishte i paarmatosur dhe nuk ka dëshmi që ta ketë dëmtuar anijen amerikane,” tha ai.
Gjatë incidentit, një avion rus Su-24 iu afrua destrojerit Donald Cook rreth 300 metra për rreth 90 minuta. Një video e filmuar nga anija tregonte se avioni rus nuk kishte armatime nën krahë dhe as pajisje të vendosura jashtë trupit të domosdoshëm për të përdorur zhurmimin elektronik që Vesti pretendon se është përdorur kundër destrojerit.
Edhe Marina amerikane tha se nuk ka pasur dëmtime të destrojerit.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...