Njëmbëdhjetë kg marijuhanë e fshehur në një kamper që vinte nga Spanja. Kjo është sasia e drogës sekuestruar nga karabinierët e Milanos në Itali në mars të vitit të shkuar, që çoi më pas në arrestin e disa trafikantëve shqiptarë.
Karabinierët kanë ekzekutuar 19 masa të arrestim me burg të dhëna nga gjykata e Monzas, raportojnë sot mediat italiane.
Në pranga janë vënë 12 italianë, 5 shqiptarë, një rumun dhe një moldave, mes 23 dhe 49 vjeç. Ata konsiderohen anëtarë të një organizate kriminale e angazhuar në trafikun e drogës mes Monzas dhe rrethinave të Milanos.
Aksioni i karabinierëve u zhvillua në provincat: Milano, Monza Brianza, Bergamo, Genova, Nuoro, Pavia, Verbania e Vercelli.
Nëntë persona të tjerë u arrestuan një vit më parë gjatë një aksioni ku u sekuestrua një tjetër sasi droge që i përkiste organizatës kriminale: 16 kg marijuhanë, 1 kg kokainë, si dhe 10 mijë euro.
http://www.dailymotion.com/video/x5ksu0x_droga-nga-spanja-ne-milano-19-te-arrestuar_news
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte