Studentët e Kolegjit Universum kanë bërë një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i hulumtimit ka qenë identifikimi i nivelit të edukimit, drejtimet në të cilat këta deputetë kanë diplomuar si dhe institucionet e përzgjedhura nga ta për përfundimin e studimeve.
Gentiana Berisha, studente në Kosova Direkt në Klan Kosova ka treguar statistikat ku thotë se prej 120 deputetëve 91% prej tyre kanë përfunduar studimet bachelor.
“91 % e deputetëve kanë përfunduar studimet bachelor, 31 % prej tyre kanë përfunduar masterin 31 master ku një përqindje prej tyre kanë studiuar edhe në Tiranë”.
“Ndërsa 6.6% e deputetëve janë në studime të doktoraturës”.
Berisha ka thënë se studentët kanë hasur në vështirësi gjatë këtij hulumtimi për shkak të mungesës të të dhënave.
“Edhe rrjetet sociale i kemi përdorur dhe kemi tentuar të kontaktojmë edhe Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Berisha.
Për më shumë, lexoni infografiken e më poshtme.
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës