Google ADS

Mourinho i zhgënjyer me rezultatin ndaj Celta Vigos

23:45 | 4 Maj 2017
Arbresh Info

Jose Mourinho ishte i zhgënjyer me rezultatin e Manchester United kundër Celta Vigos.

Manchester United mposhti 1 me 0 Celta Vigon në Spanjë falë “raketës” nga Marcus Rashford nga gjuajtja e lirë, por Mourinho beson që skuadra e tij duhet të shënonte më shumë, transmeton portali arbresh.info.

“Jam shumë i kënaqur me performancën, por jo me rezultatin”, tha Jose Mourinho pas ndeshjes. “Në pjesën e parë në duhet të kishim shënuar tri ose të paktën dy herë, por rezultati ishte i hapur”

Lexo më shumë: Man Utd fiton në udhëtim ndaj Celta Vigos, Rashford vendimtar (VIDEO)

“Ne luajtëm mirë mjaftueshëm për të pasur rezultatin e mbyllur, por ne duhet të shkojmë dhe të luajmë edhe në Old Trafford”

“Shpresojmë që Old Trafford-i dëshiron që ne të fitojmë sepse nëse Old Trafford-i dëshiron atëherë ne do të fitojmë”, përfundoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme