Lëvizja Vetëvendosje dega në Vushtrri ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet në fushën e arsimit në këtë komunë.
VV përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në konkursin e fundit për zyrtarë në Arsimin e Mesëm të Lartë, Musaj Tërbunja ka punësuar vetën në këtë pozitë ani pse ai mban edhe pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Vushtrri shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në fushën e arsimit në Komunën e Vushtrrisë. Në vazhdën e degradimit dhe politizimit të thellë dhe të vazhdueshëm të arsimit në Komunën e Vushtrrisë është edhe rasti skandaloz i konkursit të fundit për pozitën: Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Lartë, të datës 31.03.2017. Në këtë konkurs, z.Musaj Tërbunja, që sipas faqes zyrtare të komunës ushtron pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë Komunë, fillimishtë i “shpallë vetës” konkurs të paramenduar për vetëpunësim, dhe pastaj, pas procedurave me datë: 04. Maj 2017 e shpallë vetën fitues në konkursin e cekur më lartë, duke u vetëpunësuar, që paraqet skandal të llojit të vet.
Kjo është vetëm një nga shkeljet e radhës që argumenton fuqishëm politizimin e skajshëm të arsimit në Komunën e Vushtrrisë, e cila sillet me pushtetin sikur të ishte pronë e tyre partiake, duke i shërbyer interesit partiak në radhë të parë, por kursesi interesit publik dhe vlerave të mirëfillta të arsimit.
Me këtë qasje të vazhdueshme as që mund të presim ndryshime pozitive në fushën e arsimit e as të presim rezultate ndryshe nga ajo që ka dhënë rezultati i PISA-s për arsimin në vend.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...