Zaev për sulmin në Kuvend: Sela për mua është hero!

23:10 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka treguar për trimërinë e liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

“Ziadin Sela na tha se do të qëndronte me ne deri në fund. Sela për mua është hero”, theksoi Zoran Zaevi.

Ai tha se nuk e di se si ka përfunduar në atë gjendje dhe se nuk e di se kanë arritur huliganët ta marrin Selën nga kordoni që kishin krijuar në një qoshe të sallës së konferencës për shtyp në Parlament.

Zaev tha gjithashtu se erdhën disa huliganë dhe i thanë se Ziadin Sela është i vdekur dhe se tani radhën e ka ai. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme