Google ADS

Biografia e Barack Obama, nga seksi me të dashurën e bardhë, te përflitja për homoseksualizëm

22:18 | 4 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një biografi mbi ish-presidentin amerikan Barack Obama zbulon disa sekrete nga jeta e këtij të fundit, sidomos lidhur me marrëdhëniet e tij seksuale.

Libri është shkruar nga fituesi i çmimit Pulitzer, David Garrow, dhe do të ketë titullin: “Ylli në rritje, rruga e Barack Obama-s”.

baracl

Ai do të dalë për shitje në fund të majit.

Në libër citohet një ish-e dashura e presidentit, Genevieve Cook, e cila e ka quajtur pasionant seksin me ish-presidentin amerikan.

Cook u takua me Obama-n në vitin 1983 gjatë një feste për Vitin e Ri, ndërkohë që ai ishte 22 vjeç dhe sapo ishte diplomuar nga Columbia University.

barack-1

Në atë kohë Obama punonte si analist financiar.

“Q është për të gjitha q… që kemi bërë”, – thuhet në një poemë që Cook bëri pas seksit me Obama-n, dy javë pasi ata ishin takuar.

“Seksualisht ai nuk ishte shumë imagjinues, por ishte shumë i rehatshëm. Nuk ishte tip i turpshëm”, – thotë ajo në libër.

Ajo vijon më tej duke thënë se tymosnin marijuanë, ndërkohë që, sipas Cook, Obama merrte edhe kokainë me miqtë e tij.

Në libër flitet edhe për marrëdhënien e Obama-s me profesorin e tij homoseksual, Lawrence Goldyn.

barack-3

“Obama i shkroi të parës të dashur intime që kishte se e kishte shqyrtuar mundësinë që të bëhej gej, por më pas vendosi që marrëdhëniet mes të njëjtit seks janë më pak sfiduese”,- thuhet në libër.

Sipas autorit të librit, profesori homoseksual ka pasur një ndikim të fortë tek Obama.

Në libër tregohet edhe historia e lidhjes së ish-presidentit me Sheila Jager.

Kjo e fundit pretendon se dilte me Obama-n edhe pasi ai ishte lidhur me bashkëshorten e tij, Michelle.

barack-5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme