Një stuhi e fuqishme rëre është përplasur mbi veriun e Kinës, duke mos kursyer as Pekinin e përballur me nivele tejet të larta të ndotjes.
Kriza e cilësisë së ajrit, atje, thellohet kështu edhe më shumë. Banorët janë këshilluar të shmangin aktivitetet jashtë shtëpisë dhe fëmijët e të moshuarit të qëndrojnë brenda. Rëra vjen nga Mongolia fqinje.
“Është më keq sesa smogu në dimër. Kur merr frymë, të duket sikur po thith rërë”, tha Zhang Liuliu, studente.
“Unë punoj në shëndetësi dhe e di sesi duhet vepruar, ndaj i thashë nënës dhe fëmijëve të mos dalin në rrugë. Sa për vete, them se nuk do ta bëj shëtitjen e përditshme në darkë. E pëson fyti im. Dje kur ra shi, ishte me rërë, ndaj situata m’u duk mjaft serioze”, tha He Chao, punonjës shëndetësie.
Sipas Agjencisë kineze të Mjedisit, në 11:00 me orën lokale, matësit e ndotjes tregonin se niveli i grimcave të imëta toksike “PM2.5” ishte 500 mikrogramë për metër kub, ndërkohë që ai maksimal i sigurisë së parashikuar nga OBSH-ja duhet të jetë 25 mikrogramë për metër kub.
Autoritetet paralajmërojnë se dukshmëria në kryeqytet do të mbetet e ulët përgjatë të gjithë ditës. Me dhjetëra fluturime kanë pasur vonesa deri tani, ose janë anuluar krejtësisht.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’