Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka konfirmuar se nuk ka ende një marrëveshje mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për gazetarët pas negociatave që zhvilluan në Presidencë, Basha tha se Edi Rama shkoi në bisedime me të njëjtën ofertë si një ditë më parë.
Kreu i demokratëve u shpreh se Edi Rama nuk ofron zgjidhje politike. Në bisedimet në Presidencë, Lulzim Basha përmendi ofertën e opozitës, që përbëhet nga dy shtylla.
E para është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike. Shtylla e dytë është të shihet mundësia e futjes së teknologjisë, e votimit dhe numërimit elektronik.
Lulzim Basha: Takimi i sotëm ishte përsëritje e takimit të djeshëm. Z. Rama erdhi me të njëjtën ofertë.
Mos realizimi i dy problemeve si kërcënim për votën e lirë përbën një mospremis për zgjidhje. Nëse nuk pranohet nga pala tjetër se kriminelët kërcënojnë zgjedhësit, nëse nuk pranohet se droga kërcënon votën e lirë, si mund të vihet në një zgjedhje realiste. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Këtë e thotë e gjithë bota.
Zgjidhja sipas Kryeministrit, nuk është zgjidhje politike. Monitorimi është detyrë e institucioneve të monitorimit.
Vullneti politik i PD nuk ka munguar. Vullneti politik i palës tjetër vihet në dyshim.
Prandaj gjykoj se e vetmja rrugë është realizimi nga pala kundërshtare me një sens realiteti i krizës ku është vendi, i faktorëve kryesorë të kësaj krize.
Nëse pala tjetër pranon përgjegjësitë, realizimi do të vijë herët e vonë. Propozimi im është me dy kollona. E para, qeveri teknike dhe kollona e dytë që brenda 6 muajve të bëhet votimi dhe numërimi elektronik.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin