Rama i prerë: S’tërhiqemi nga oferta për t’i dhënë PD-së zv/kryeministrin dhe 3 zv/ministra

21:35 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas takimit dyorësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke dhënë detaje nga oferta që i ka bërë Bashës, e cila sipas tij është njësoj si ajo e djeshme.

“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD është ajo e ditura, për të krijuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve ku PD t’i ketë të dyja sytë në proces nga brenda qeverisë: me një zv/kryeministër të propozuar nga ata, por jo pjesë e PD-së.

Gjithashtu, së bashku me tre përfaqësues të SHBA-ve, OSBE-së dhe BE-së për të drejtuar një taskforcë për t’u siguruar që shteti dhe asetet shtetërore nuk keqpërdoren për fushatë elektorale. Tre zv/ministra për t’u propozuar nga PD, por jo nga radhët e saj në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Arsimit.

Këta të jenë të shoqëruar nga monitoruesit ndërkombëtarë që të jenë aty për çdo akuzë dhe ankesë për Policinë gjatë zgjedhjeve”, tha Rama. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme