Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka pretenduar se është i kënaqur me sezonin e tij të parë në Chelsea duke marrë padyshim ndikim në Premierë Ligë.
“Në këtë pjesë të këtij sezoni është shumë vështirë për të rikuperuar gabimet që bëni”, tha fillimisht Conte për ‘Sky Sports’, transmeton portali arbresh.info. “Është me rëndësi për të mbajtur koncentrimin dhe për të qëndruar i fokusuar”
“Ky është sezoni im i parë dhe ka qenë shumë i mirë për mua, ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Është hera e parë për mua që janë trajner te një vend tjetër dhe jam i kënaqur me ndikimin tim në këtë ligë”
“Por, unë dua të arrijë në fund dhe të fitoj me klubin dhe tifozët. Është e rëndësishme për këtë që të jetë një sezon fantastik dhe e vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të fitojnë”
“Pritshmëritë në Chelsea nuk ishin të mëdha, unë isha duke u përpjekur vetëm për të përfunduar në pozitë për Ligë të Kampionëve. Kjo situatë më detyroi të ndryshoi mendimin e shtypit dhe njerëzve që shikojnë futboll”, përfundoi ai./arbresh.info
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s