Gjyqtari slloven drejton derbin e madh shqiptar

20:52 | 4 Maj 2017
Arbresh Info

Nuk do të jetë gjerman por slloven gjyqtari i ndeshjes që mund të vendosë fatin e titullit kampion mes Partizanit dhe Kukësit.

Sipas RTSH, takimi i nesërm do të drejtohet nga 36-vjeçari Matej Jug, i cili gjatë muajve të fundit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shqipërinë.

Gjyqtari që mban stemën e FIFA-s që nga viti 2009 dhe që gjykon rregullisht në eliminatoret e Evropianit apo Botërorit, pa harruar këtu edhe Kupat e Evropës, për herë të parë ka qenë protagonist në një ndeshje të përfaqësueses shqiptare më 31 gusht të vitit të kaluar.

Ai drejtoi takimin miqësor në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Marokut, që u mbyll në barazim pa gola.

Ndërkaq, kontaktin e dytë më Shqipërinë, ai e kishte pak më shumë se një muaj më parë, në sfidën mes Italisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Jug ishte gjyqtar i katërt në sfidën e luajtur në Palermo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme