Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo insiston se është nga ky planet pas rekordit që arriti në fitoren e së martës në UEFA Ligë të Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Ronaldo shënoi hat-tricun e dytë radhazi në këtë kompeticon duke i dhuruar avantazhin për 3 me 0 ‘Los Blancos’ para ndeshjes kthyese në ‘Vicente Calderon’, transmeton portali arbresh.info. 32-vjeçari është nderuar më vonë me një fanellë nga presidenti i klubit, Florentino Perez, për golin e 400-të që shënoi në të gjitha kompeticionet për klubin, megjithëse regjistrimet zyrtare thonë se sulmuesi ka ende 399 gola.
“E vërteta është se unë ndihem shumë mirë”, tha fillimisht ai. “E kam përgatitur vetën që të jem i gatshëm për fazat finale të ligës dhe Ligën e Kampionëve gjithashtu”
“Sigurisht, kemi pasur edhe fat gjithashtu. Unë e kam përgatitur vetën dhe gjërat kanë shkuar mirë, jo vetëm për mua, por edhe për skuadrën gjithashtu”
“Kjo është arsyeja pse unë e them këtë, me përkushtim dhe shumë punë, si gjithmonë, gjërat vijnë në mënyrë natyrale. Jam shumë me fat dhe jam nga ky planet!”
“Është një numër i madh golash, diçka që nuk e kam pritur por është reflektim i të gjithë skuadrës, punës time dhe të gjithëve që kanë punuar në klub, përfshirë edhe tifozët për mbështetjen dhe motivin”, shtoi Ronaldo./arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...