Agjenti i Antonio Contes pret që italiani të qëndroj në Chelsea pavarësisht raporteve se Interi do të shtroj një ofertë madhështore.
Javën e kaluar, ‘Tuttosport’ pretendoi se Contes i është ofruar një kontratë me vlerë 10 milionë euro në vit dhe 150 milionë euro buxhet për merkaton e transferime, transmeton portali arbresh.info.
Raportet në Itali kanë sugjeruar gjithashtu që Conte nuk ka arritur të adaptohet në Angli dhe është duke menduar largimin nga ‘Stamford Bridge’ pas vetëm një sezoni, edhe pse vazhdon të jetë në garë për të fituar Premierë Ligën dhe Kupën FA.
“Preferoj të mos flas diçka sepse Conte është ai që flet dhe vendos për të ardhmen e tij”, tha Federico Pastorello për ‘Sky Sports’. “Chelsea beson se ai është i lumtur për të vazhduar qëndrimin, por me të vërtetë edhe unë mendoj se Antonio do të qëndroj”
“Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij”, përfundoi agjenti./arbresh.info
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban