Gjiganti francez Paris Saint Germain është duke menduar të shtroj ofertë për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.
Nuk është më sekret që “Milionerët” kanë vendosur për të lejuar sulmuesin të largohet në fund të sezonit dhe ne mund të shohim luftë ofertash për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
‘Le Parisien’ pretendon se Aubameyang nuk është shënjestra kryesore e Paris Saint Germainit, por ata kanë në plan transferimin e tij në rast se dështojnë për të siguruar shërbimet e Alexis Sanchezit nga Arsenali.
Paris Saint Germain thuhet se është e gatshme për të ofruar rreth 70 milionë euro për sulmuesin gabonez.
Pierre Emerick Aubameyang ka qenë në formë të shkëlqyer qysh pasi iu bashkua Borussia Dortmundit nga Saint Etienne./arbresh.info
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...