Rtklive.com ka siguruar përqindjet e furnizimit me ilaçe dhe materiale shpenzuese për gjitha spitalet e Kosovës.
Sa i përket furnizimit me ilaçe esenciale prinë Spitali i Mitrovicës që në tramujorin e parë të vitit është furnizuar me 86.7 përqind të ilaçeve derisa më së keqi qëndron QKUK që u furnizua me vetëm 60 përqind të ilaçeve esenciale
Pak mbi mesataren është furnizimi me ilaçe në Spitalin e Prizrenit. Ministria e Shëndetësisë e cila menaxjon buxhetin për furnizim me ilaçe esenciale dhe materiale shpenzuese sipas një raporti të siguruar nga rtklive.com, ka arritur që me barna Spitalin e Prizrenit të furnizoj në sasi prej 63.7 përqind.
Por, kjo nuk është përqindja e nevojave që kanë qytetarët, por përqindja e listës së domosdoshme të ilëçeve për të cilat kanë nevojë pacientët. 56.5 përqind në këtë spital është përqindja e furnizimit me material medicinal.
Të dhënat janë konfirmuar nga Shpend Fazliu, zëdhënës i Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës, pjesë e të cilit janë gjitha spitalet e nivelit dytësor dhe tretësor në vend, raporton rtklive.com..
As spitali i Gjilanit, nuk mund të konsiderohet me “fat” në betejën për furnizim me ilaçet esenciale.
Sipas listës së prezantuar nga zyrtarë të SHSKUK-së, furnizimi me ilaçe për tre muajt e vitit në Gjilan është 71.3 përqind. Derisa, furnizimi me material mjekësor është 31.3 përqind.
Spitali i Mitrovicës prinë në listën e furnizimeve. Aty, sipas të dhënave të SHSKUK-së furnizimi me barna është 86.7 përqind. Por, situatë jo e mirë është sa i përket furnizimit me material shpenzues, që spitali gjatë tre muajve të parë të vitit e ka pasur në sasi prej vetëm 31.9 përqind.
Situatë pak a shumë e ngjashme me Mitrovicën është edhe në Vushtrri. Furnizimi me barna në këtë qytezë është 78.3 përqind derisa materialet medicinale i kanë në posedim në sasi prej 43.6 përqind.
Spitali i Ferizajit në tremujorin e parë ka pasur në disponon 60.9 përqind të barnave dhe 51 përqind të materialit medicinal.
Situatë më e balancuar sa i përket barnave dhe materialeve shpenzuese është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty, furnizimi me barna është 60 përqind kurse me material medicinal 51 përqind.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përmes zëdhënësit Fazliu ka informuar se furnizimi me barna dhe material shpenzues varet nga Ministria e Shendetesisë, e cila menaxhon buxhetin për furnizim me barna dhe material shpenzues.
“Kërkesat nga barnatorja qendrore e SHSKUK- QKUK dërgohen me kohë tek zyrtarët përgjegjës në Ministri të Shëndetësisë”, ka thënë Fazliu pwr rtklive.com..
Ai ka përmendur faktin se për tremujorin e parë, SHSKUK ka dërguar kërkesat sipas nevojave reale (100 për qind) mirëpo vonesat e furnizimit (liferimeve ) dhe mungesa e kontratave për disa produkte ka bërë që të mos ketë përsëri furnizim të kënaqshëm.
“Tani kemi dorëzuar kërkesat për furnizim për Tremujorin e dytë. Por kemi reviduar dukshëm planifikimet në mënyrë që ti përafrohemi buxhetit në dispozicion”, thonë ndër të tjera zyrtarët spitalorë, raporton rtklive.com.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte