Dhjetë vjet burg për shkaktarin e vdekjes së një personi tjetër

15:32 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 4 maj 2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit R.M, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje.

Trupi Gjykues pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., e shpalli fajtor për vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin 189 paragrafi 4 të KPRK-së, dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjet vite.

“I pandehuri R.M, akuzohet se në muajin gusht 2016, në fshatin Koshare – Komuna e Ferizajt, ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerin R. C , në atë mënyrë që i ndjeri kishte shkuar në një autoservis, për të kërkuar një ulëse për veturën e tij, pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një  autoservis, që gjendet anën e kundërt të rrugës, i ndjeri kishte shkuar, mirëpo deri sa po kthehej tek vetura e tij, i pandehuri së bashku me punëtorët e tij, i cili më parë kishte pasur një mosmarrëveshje me të ndjerin, në atë mënyrë që sulmohet me lopatë nga i pandehuri, i cili e humb vetëdijen, dërgohet në emergjencë në Ferizaj, pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16.tetor 2016 nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, transmeton arbresh.info.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme