Google ADS

Suedia përkrahë Kosovën drejt liberalizimit

14:43 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media bashkë me ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom ka thënë se Kosova e ka përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave.

Hoxhaj më tej theksoi se Suedia në 20 vitet e fundit e ka mbështetur fuqishëm Kosovën.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme e Suedisë, Wallstrom theksoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin e Evropian.

“Ne besojmë që e ardhmja e Kosovës është ne Evropë. Ne po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme