WhatsApp është detyruar të shpjegojë pse ra prej sistemit për disa orë natën e mbrëmshme, duke i lënë 1.2 miliardë përdorues jashtë shërbimit.
Shërbimi ndërkombëtar për mesazhe ra mbrëmë dhe u kthye në funksion gjatë mesnatës, pasi pati ndërprerje për disa orë.
Përdoruesit mbetën të hutuar nga ajo që kishte ndodhur, pasi nuk po mund ta përdornin shërbimin për mesazhe.
Një zëdhënës i WhatsApp tha në një e-mail për Business Insider:
“Më herët sot, përdoruesit e WhatsApp në gjithë botën nuk kishin qasje në WhatsApp për disa orë. Ne e kemi rregulluar tani këtë problem dhe kërkojmë falje për shqetësimin”.
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe