Google ADS

Laptopi i ri Toshiba

14:06 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Kompania Toshiba ka prezantuar laptopin e saj më të ri Portégé X30, i cili peshon 1,04 kilogram, trashësi 16 milimetra dhe ekran 13.3 inç.

Laptopi ka harduer shumë të fuqishëm Core i7 Kaby Lake, 16GB RAM dhe 512GB PCIe SSD. Çmimi i laptopit është 1450 dollarë. Laptopi implementon teknologjinë Intel vPro, ka sensor për leximin e gishtërinjve dhe softuer Windows 10 Pro.

Aktualisht në shitje është konfigurimi me procesorin Core i7-7600U, 8GB RAM, 256GB hapësirë të brendshme dhe ekran Full HD. Laptopi ka edhe port USB 3.1 Type-C, port USB 3.0, microSD, HDMI dhe mbështetje Thunderbolt 3./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme