Raporti është hartuar në bazë të analizës së nëntokës së internetit në mesin e kriminelëve të kibernetikës ruse, spanjolle, franceze, arabe, kineze dhe amerikane.
Kur bëhet fjalë për “mjetet” e komunikimit, kriminelët e kibernetikës nga aplikacionet kanë përdorur ICQ, Skype, Jabber, PGP, AOL Instant Messenger, Telegram, WeChat, WhatsApp dhe Kik. Skype ka dominuar në shumicën e këtyre “tregjeve”, pasi kriminelët nga rajoni rus-folës, në periudhën në fjalë, në madje 62 për qind të rasteve kanë përdorur Skype. Rast i ngjashëm është edhe me kriminelët nga rajonet ku flitet spanjishtja dhe arabishtja, pasi që ata nga viti 2016 gjithnjë e më shpesh kanë zgjedhur ICQ dhe WhatsApp./Arbresh.info/