Është hapur sot Panairi i Punës 2015, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me kompaninë rekrutuese The Headhunter dhe përkrahje të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ky organizim tanimë tradicional, ofron mundësi të shumta të punësimit dhe punës praktike, përmes pjesëmarrjes në këtë Panair të kompanive më serioze kosovare nga sektorë të ndryshëm, përfshirë këtu sektorin financiar, arsimor, shitje me shumicë dhe pakicë, shërbime e shumë të tjerë.
Në fjalimi e tij hyrës, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka ritheksoi rëndësinë e një organizimi të tillë në mundësimin e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet punëdhënësve dhe punëkërkuesve, duke inkurajuar kompanitë pjesëmarrësi që krahas vendeve të lira të punës t’u ofrojnë sa më shumë mundësi punëkërkuesve.
Ndërsa, Elton Ilirjani nga kompania The HeadHunter, vlerësoi shumë pozitvisht punën që po bën Ministri Abrashi dhe Ministria e tij në nxitjen e punësimit, si dhe Oda Amerikane në krijimin e lidhjeve në mes të bisneseve dhe punëkërkuesëve. Njëkohësisht, ai përmendi edhe Promovimin e Diversitetit në Tregun e Punës, si risinë e Panairit të sivjetmë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi me rastin e hapjes zyrtare të Panairit të Punës 2015, shprehu përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe institucionit që ai drejton, ndaj iniciativave të tilla që ndikojnë në krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës. Gjithashtu, ai ftoi të gjithë punëkërkuesit që t’i shfrytëzojnë këto mundësi, të cilat nuk janë të pakta, gjë e cila u vërtetua edhe përmes ofrimit të pozitave të lira të punës nga kompanitë pjesëmarrëse në këtë Panair.
Dita e parë e këtij Panairi vazhdoi me Konferecën me temën “Promovimi i Diversitetit në Tregun e Punës”.
Në prezantimin e tij, Ministri i Punës Abrashi u shpreh i vetëdijshëm mbi dukurinë e punësimit, si një nga shqetësimet më aktuale. Ai shpalosi disa nga projektet e Ministrisë së Punës në këtë drejtim, të cilat përfshijnë sektorin e punësimit përmes krijimit të Agjencisë së Punësimit, i cili planifikohet të ketë zyrat nëpër tërë Kosovën, si dhe shërbimet dhe skemat sociale. Më tej, ai përmendi edhe disa prej masave stimuluese të parapara me planin e veprimit në kuadër të Ministrisë së tij, që përfshin subvencionimin e pagave si dhe grantet për vetëpunësim dhe mikrobiznese.
E veçanta e këtij panairi është organizimi i tij në ambient të hapur, në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, i cili do të zgjasë për dy ditë me radhë, pra me 9 dhe 10 qershor, prej 09:00-17:00./arbresh.info.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...