“Audi” prezanton veturën e saj të re, rivalizon “BMW X6” (FOTO)

11:44 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Në panairin e automobilave në Shangai, “Audi” ka prezantuar konceptin elektrik “E-Tron Sportback”, i cili për nga forma dhe dimensionet mund të krahasohet me “BMW X6” dhe “Mercedes GLE Coupe”.

“Audi E-Tron Sportback” është i gjatë 4,90 m, i gjer 1,98 m dhe i lartë 1,53 m, ndërsa distanca ndërmjet boshteve është 2,93 metra.

Vetura ka bateri të kapacitetit 95 kWh, e cila i siguron autonomi në vozitje prej më shumë se 500 km.
Sipas të dhënave të fabrikës, automobili nga 0 deri 100 km/h i arrin për 4,5 s, lajmi.net.
“Audi” njoftoi se “E-Tron Sportback” nuk do të mbetet vetëm në nivel të konceptit, porse versioni i prodhimit planifikohet për vitin 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme