Deputetët të painteresuar, mezi miratojnë projektligjet

10:43 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Të zgjedhur e popullit duket se nuk kanë aspak interesim për të punuar për atë për çka janë zgjedhur.

Në seancën e sotme të Kuvendit ata mezi kanë arritur të miratojnë disa prej projektligjeve që ishin në agjendën e sotme, shkruan arbresh.info.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ua ka tërhequr disa herë vërejtjen deputetëve duke kërkuar që të jenë të disiplinuar dhe të miratojnë Projektligjet e parapara.

Deri më tani, në seancën e sotme është miratuar Projektligji për ndryshimin e Ligjit për miniera dhe minerale, rekomandimet për Avokatin e Popullit si dhe rekomandimet për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme