Kilogramët e tepërt fatkeqësisht nuk zhduken si me magji brenda natës por kërkojnë kohë dhe një regjim të rregull ushqimor dhe aktivitet fizik.
Duhet të ndiqni një stil të shëndetshëm jetese dhe të bëni tuajat disa zakone që ju ndihmojnë të bini në peshë pa e kuptuar ! Nuk janë ndryshime drastike, por veprime të përditshme ! Dietologia Viktoria Naço ju këshillon të ndiqni rutinën e mëposhtme për një trup elegant dhe të shëndetshëm
1) Evitoni përdorimin e pjatave gjigante (nëse nuk ngopet syri nuk ngopet as stomaku).
Ndjesia e urisë dhe e ngopjes është e lidhur shumë me anën tonë psikologjike dhe formën sesi ndihet një person.
2) Shtoni konsumin e ushqimeve djegëse pasi përmbajnë kapsaicinë, një antioksidues që ndihmon në rritjen e djegieve metabolike
3) Konsumoni ushqimin tuaj ngadalë duke e përtypur mirë.
Për t’u ndjerë të ngopur, duhet të kalojë një distancë kohore e shkurtër, kur konsumojmë ushqimin shumë shpejt konsumojmë sasi edhe më të mëdha nga sa në të vërtet kemi nevojë.
4) Gjumi, regjimi në të ngrënin e vakteve dhe aktiviteti fizik ndihmojnë trupin që të kryejë gjithë proceset biologjike sa më mirë! Mos e nënvlerësoni regjimin tuaj jo vetëm për kilet e tepërta, por edhe për të parandaluar shumë probleme shëndetësore!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...