Gruaja shëtit në aeroport tërësisht e zveshur

01:07 | 4 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një video tronditëse tregon momentin e çuditshëm kur një grua ecën e zveshur në një terminal brenda aeroportit të Atlanta. Incidenti ka ndodhur të premtën mbasdite në aeroportin më të madh ku bëhen qindra fluturime çdo ditë.

Gruaja identiteti i së cilës është i panjohur, është shfaqur përpara udhëtarëve të cilët u tronditën nga veprimi i saj. Policia tha se fillimisht bleu biletën me para cash përpara se të bënte aktin e pazakontë sipas WXIA.

Ajo u arrestua dhe u dërgua në spital për një vlersim psikiatrik.

https://www.youtube.com/watch?v=t8v2E8d3Qag

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme