Vetëvendosje e vendosur, në zgjedhje futemi vet

23:14 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Derisa zgjedhjet nacionale po afrohen, Lëvizja Vetëvendosje duket të jetë e vendosur që këtë ‘sfidë’ ta nisë e vetme. Asaj nuk i pengon fakti që disa subjekte politike kanë nisur t’i bashkojnë forcat në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Deputeti Rexhep Selimi thotë se LVV mbështetet në programin e saj politik dhe në partneritet parimor.

Sipas deputetit Selimi, LVV nuk është në ankand publik.

“Lëvizja Vetëvendosje partneritetin e saj nuk e ka bënë në ankand publik. Ne mbështetemi në programin tonë politik dhe në partneritet parimor. Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjë ndryshimin e jo ta rigjenerojë problemin”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Vetëvendosje vazhdon të përsërit se problemi i këtij vendi është pushteti Thaçi-Mustafa.
“Problemi i Kosovës është pushteti aktual Thaçi- Mustafa”, ka thënë Selimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme