Nis punimet “Prishtina Media Days” (FOTO)

22:38 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Në ditën botërore të Lirisë së Shtypit, në Prishtinës ka nisur konferenca treditore ndërkombëtare “Prishtina Media Days”.
Konferenca ndërkombëtare, organizim i Departamentit të Gazetarisë të UP-së, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe organizatën, SEEMO, në ditën e parë pati katër sesione me tematika të ndryshme të mbi 20 referuesve nga sfera akademike dhe profesionistë të gazetarisë, si: Liria e shprehjes në Evropën Juglindore; Kredibiliteti gazetar dhe gazetaria si referencë e besimit politik e shoqëror. Çfarë po ndodh me standardet e gazetarisë në epokën e medieve të reja?; Marrëdhënia në mes të gazetarit dhe audiencës së tij. A është i mundur një dialog i vërtetë përmes medieve digjitale?; Tranzicioni i medies në Evropën Juglindore, nga “të vjetra” në “të reja”, sfidat dhe strategjitë për tejkalimin e tyre;

Konferenca “Prishtina Media Days” do të vazhdojë të enjten dhe të premten, me tema tjera në diskutim.
4_1493843479-8119017 5_1493843443-3949471 7_1493843444-3177473 10_1493843444-2524029 11_1493843445-7964650 12_1493843445-8053612

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme