Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë, krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njoftoi sot se do të punësojë 3000 punonjës shtesë gjatë vitit të ardhshëm për të monitoruar përmbajtjen dhe përpunimin e video-ve të dhunshme.
“Gjatë javëve të fundit, ne kemi parë njerëz që lëndojnë veten dhe të tjerët në Facebook, të postuara nëpërmjet disa videove. Është e tmerrshme të shohësh ato pamje dhe unë kam qenë duke reflektuar se si mund të bëjmë më mirë për komunitetin tonë. Nëse ne duam të krijojmë një komunitet të sigurt, duhet të reagojmë shpejt. Jemi duke krijuar një grup për t’i bërë këto video më të lehta për t’u raportuar edhe në rrjetet sociale, të cilat ndiqen edhe nga fëmijët”, tha Zuckerberg.
Punonjësit e rinj do të bashkohen me ekipin e operacioneve të komunitetit në Facebook, ku për ditë të tëra do të shqyrtojnë “miliona raporte” që rrjeti merr çdo javë lidhur me postet të cila mund të shkelin kushtet e etikës.
“Përveç 4,500 punonjësve që tashmë shqyrtojnë postimet do të shtohen edhe 3,000 të tjerë me shpresën që të përmirësojë faqen, në proces të shpejtë. Rishikuesit do të na ndihmojnë gjithashtu që të kontrollojmë si përdorimin e gjuhës së urrejtjes edhe shfrytëzimin e fëmijëve”, tha ai në postën në Facebook.
Facebook është kritikuar kohët e fundit për mos bërjen e asnjë përpjekjeje për të parandaluar video-t që tregojnë incidente të dhunshme. Kjo është arsyeja e hapjes të vendeve të punës, jo vetëm për të ndihmuar komunitetin, por për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm rendor dhe social.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...