Google ADS

Prokurori nuk ankohet, Ramush Haradinaj më nuk do të arrestohet në Francë

22:25 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sonte se sot ka kaluar afati që prokurori i rastit Haradinaj të ankohej në vendimin e gjykatës franceze për lirimin e ish kryeministrit kosovar.
Kjo i bie që Franca më nuk do ta arrestojë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me flet-arrest të Serbisë nëse ai hyn në territorin francez, shkruan lajmi.net.

“Duket se nuk është vendim i rastësishëm (lirimi i Haradinajt). Askush këtu nuk e parashtron pyetjen se a është fajtor Haradinaj, por shtrohet pyetja se a duhet apo jo të ekstradohet në Serbi. Kjo është mosrespektim drastik ndaj viktimave serbe, por këtu nuk flas vetëm për të kaluarën, flas edhe për kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ai.

Sot gjatë gjithë ditës politikanët kryesorë serbë janë marrë me deklaratat e Haradinajt, duke thënë se ai po nxit konflikt të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe me gjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme