Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të gjysmëfinales së playoffit, duke mposhtur Trepçën në Mitrovicë me rezultat 119-72.
Vetëm çereku i parë ishte i barabartë, kurse në fraksionet tjera diferenca në kualitet dhe në pikë ishte shumë e madhe.
Prishtina në asnjë moment nuk e kishte të rrezikuar fitoren në këtë takim.
Më i miri në këtë takim ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, përcjellë nga Delic me 18 pikë dhe Granit Rugova me 17 pikë.
Te Trepça u dallua Besnik Azemi me 15 pikë dhe 9 kërcime.
Prishtina në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në kryeqytet mund të vulosë finalen me një fitore e cila duket shumë e mundshme dhe kështu të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe të playoffit ku do të takohet me fituesin e serise Bashkimi – Peja.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...