Këndvështrimi i burrave për barazinë mes sekseve nuk është aspak në sinkron me shpresat e vajzave të reja, sipas një sondazhi të kryer në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
Qëndrimi i meshkujve kundrejt gruas në vendin e punës dhe në shtëpi, për pjesëmarrjen e tyre në jetën publike, është shumë seksist në studimin e kryer në Egjipt, Liban, Marok dhe Palestinë.
Rreth 10 mijë njerëz të moshës nga 18 në 59 vjeç, janë marrë në pyetje dhe numri më i madh i tyre mbështesin një varg sjelljesh tradicionale dhe të padrejta kundrejt grave, përfshirë edhe besimin se ato nuk janë të lindura për tu bërë lidere, nuk duhet të punojnë jashtë shtëpisë, dhe se është më e rëndësishme të arsimohen djemtë se vajzat.
Vajzat e reja të anketuara, reflektuan një dëshirë të madhe për më shumë barazi. Në thuajse të gjitha pyetjet, burrat treguan më pak sjellje progresive kundrejt barazisë gjinore.
Në Egjipt, më shumë se 90 për qind e burrave ishin dakord me faktin që burri duhet të thoshte fjalën e fundit në shtëpi. Edhe pse shumica e grave të anketuara, 58 për qind, kishin të njëjtin mendim. Më shumës e gjysma e burrave egjiptian mendonin se ndonjëherë një grua e meriton të rrihet, ndërsa vetëm 31 për qind e tyre mendojnë se gruaja ka të drejtë të punojë jashtë shtëpisë, ashtu si edhe burrat.
Sjellja nuk ndryshon shumë mes burrave të moshave të ndryshme në Marok, Palestinë dhe Egjipt. Ndërsa në Liban, hendeku mes brezave është më i dukshëm. Të rinjtë, më progresivë, në Liban, ishin ndjeshëm më të hapur ndaj grave.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...