Trump: Izraelitët, palestinezët duken të gatshëm për marrëveshje paqësore

20:33 | 3 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka theksuar se beson se izraelitët dhe palestinezët janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje paqësore.

Ai ka shtuar se kjo marrëveshje nuk është aq e vështirë sa mendojnë njerëzit, transmeton portali arbresh.info.

“Është diçka më e lehtë e arritshme sesa që e kanë menduar njerëzit për një kohë të gjatë”, tha Trump, në fillim të takimit me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

“Ne kemi nevojë që të sigurojmë gatishmërinë e të dy palëve. Besojmë se Izraeli është i gatshëm, besojmë se edhe palestinezët janë të gatshëm.”/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme