Google ADS

Në Ditën e Lirisë së Shtypit ministrja e Integrimit ndalon pyetjet e gazetarëve

20:44 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kabineti i ministres së Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, nuk u ka lejuar gazetarëve të bëjnë pyetje në konferencën e thirrur për media.
Pas takimit që zhvilloi me ministrin e Integrimit Evropian të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq, ministrja Mimoza Ahmetaj tha se Mali i Zi duhet të merret shembull në proceset e integrimeve evropiane, raporton KTV.

Ndërsa, homologu i saj malazias u shpreh i gatshëm që Mali i Zi të ndihmojë Kosovën në proceset euro-integruese.

Ministrja Ahmetaj dhe homologu i saj nga Mali i Zi, u larguan nga konferenca për media, pasi thanë vetëm ato që deshën vetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme