Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ai nuk e ka përmendur “Shqipërinë e Madhe”, e madje askush në Shqipëri. Por, kjo sipas tij, është produkt i Serbisë.
Pas debateve të shumta që erdhën për këtë temë, si nga Serbia e poashtu edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, Thaçi ka thënë se “Kosova është Kosovë, e Shqipëria është Shqipëri”.
“Unë nuk kam përmend Shqipëri të madhe, as askush në Tiranë. Është produkt i Beogradit për t’i justifikuar pretendimet për Serbinë e Madhe. Pët t’i justifiku angazhimet nacionaliste i ka shpikë këto për Shqipërinë e Madhe”, u shpreh ai, përcjell gazetametro.net
“Kosova është Kosovë, Shqipëria është Shqipëri, por nëse thuhet se është vonuar Kosova për tu futur në Bashkim Evropian është mëse e vërtetë”, tha ai në përgjigjen e tij, përderisa është duke marrë pjesë në konferencën “Prishtina Media Days”.
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...