Barça kontakton ish yllin e tyre si një zëvendësues të Luis Enriques

19:04 | 3 Maj 2017
Arbresh Info

Barcelona është ende duke kërkuar për zëvendësuesin e mundshëm të Luis Enriques që njoftoi për largimin e tij nga ‘Camp Nou’ disa muaj më parë.

Një numër i madh trajnerësh janë shfaqur në listën e gjigantit katalunas për detyrën në karrigen e nxehtë, transmeton portali arbresh.info. Jorge Sampaoli ishte i pari që kërkohej për të zëvendësuar Luis Enriquen, por siç duket ai do të emërohet trajner te skuadra kombëtare e Argjentinës.

Lexo më shumë: A ishte “offside” goli i parë i Cristiano Ronaldo?

Raportet e fundit nga Spanja kanë pretenduar se Juan Antonio Pizzi është gjithashtu një shënjestër e Barcelonës, megjithëse trajneri i Kilit ka hedhur poshtë këto thashetheme së fundmi.

Sidoqoftë, një raport nga ‘Radio Catalunya‘ sugjeron që Barcelona ka shtuar një emër të ri në listën e saj. Radio stacioni katalunas raporton se “Blaugranët” kanë kontaktuar ish yllin e tyre, Laurent Blanc, i cili është shkarkuar nga PSG sezonin e kaluar.

Francezi fitoi 11 trofe gjatë kohës së tij tri vjeçare të shpenzuar në Paris, por rezultatet zhgënjyese në Ligë të Kampionëve e kanë bindur pronarin e PSG-së, Al Khelaifin të zëvendësoj atë me Unai Emeryn verën e kaluar./arbresh.info

Laurent Blanc
Laurent Blanc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme