Google ADS

Sanchez në bisedime me Bayern Munichun

18:41 | 3 Maj 2017
Arbresh Info

Alexis Sanchez mund të jetë rrugës drejt transferimit te Bayern Munichu pasi negociatat rreth një transferimi të mundshëm te gjiganti në Bundesliga tashmë kanë nisur.

Sipas gazetës gjermane ‘Sport Bild’, reprezentuesi i yllit kilian, Fernando Felicevich ka qenë në negociata rreth një transferimi të mundshëm, transmeton portali arbresh.info. Sanchez është gjithashtu duke shqyrtuar kontratën e re nga Arsenali për të menduar opsionet e tij.

28-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer te “Topçinjtë” këtë sezon duke shënuar 24 gola dhe duke krijuar 18 asistime në të gjitha kompeticionet.

Lexo më shumë: Ndryshime të mëdha te Real Madridi

Bayern Munichu është gjithashtu i gatshëm për të rrëmbyer edhe ish yllin e Arsenalit, Serge Gnabry, pas performancave impresive të tij për Weder Bremenin. 21-vjeçari ka shënuar 10 gola nga mesfusha në Bundesliga këtë edicion.

Sanchez është duke shqyrtuar të ardhmen e tij pas një sezoni tjetër të pasuksesshëm në Premierë Ligë te skuadra në “Emirates”.

Arsenali është aktualisht në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë prapa liderit – Chelseat. “Topçinjtë” rikthehen në aksion të dielën kundër Manchester United derisa dy skuadrat janë në luftë për pozitë në top katërshe.

Sanchez është në dijeni gjithashtu se Bayerni mund t’i ofrojë atij Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme