Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela është në gjendje të qëndrueshme dhe shumë shpejtë do t’i kthehet jetës normale, deklaron zyrtari i lartë i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai pritet që në fundjavë të kthehet në rehabilitim shtëpiak kurse së shpejti edhe të jetë në gjendje t’u kthehet detyrave të tij publike.
Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat-M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.
”Ka qenë moment shumë i vështirë, moment i tmerrshëm. Më ka thirr një kolege, “Fetah eja se e kanë mbytur Selën. Para kësaj kohe, për disa minuta kam qenë i alivanosur mirëpo Zoti më ka dhënë fuqi që të vrapoj poshtë në katin e parë. Aty kur shkova te klubi i Deputetëve e kam parë z. Selën të shtrirë dhe të përgjakur. Edhe unë kam menduar se është i vdekur. Aty kam rënë mbi trupin e Selës dhe atëherë kam vënë re se është duke marrë frymë. Ja kam marrë dorën dhe kam parë se ka puls. Aty kanë qenë dy huliganë të cilëve ju kam thënë “largohuni se është i vdekur” dhe ata kanë menduar se është kryer puna” – tha Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit.
Abdylfetahu ka ngritur Selën në shpinë dhe e ka dërguar në një zyrë në katin e fundit.
”Kur kemi hy aty, ai ishte në gjendje shumë të rëndë. Unë e shtriva në dysheme dhe më pyeti “kush je”. Atëherë i kam treguar se jam Fetai i sigurimit të parlamentit. I erdhi një shpresë shumë e madhe, shumë e fortë. Më tha “Fetah jam në besën tënde”. Në atë moment i thash “Ziadin, nëse më vrasin, ma bën hallall” – u shpreh Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit.
Abdylfetahu dhe Sela për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm. Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t’i dhënë infuzion. Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj. Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma. Pamjet e tmerrit që përjetoi edhe më tej vazhdojnë ta shqetësojnë. Veprimin e tij e përshkruan më shumë si përgjegjësi morale dhe profesionale.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=30&v=1oQ_zFZ1vcs
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...