Zaev: Të dënuarit e rastit ”Monstra” mund të mos jenë fajtorët e vërtetë

15:45 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i LSDM-së ka dyshime se në rastin Monstra, që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, është i përfshirë pushteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ka fjalë që thonë se nuk ka dëshmi që të dënuarit për vrasjen në Smilkovë janë fajtorë. Këtë konstatim Zaevi e bazon në përgjimet. Në intervistën për ”Kurir”, Zaev thotë se përgjimet tregojnë se ka tendenca serioze që pushteti të tregojë që shqiptarët vrasin maqedonas.

Në bazë të asaj që ka dëgjuar, Zaev mendon se pushteti është i përfshirë në këtë rast, edhe pse nuk ka dëshmi konkrete.

Zaevi shpreh dyshime edhe në ngjarjet e Kumanovës, ku gjithashtu mendon se pushteti mund të jetë i përfshirë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme