Kina ka bërë thirrje tek të gjitha palët tensionet me Korenë e Veriut që të qetësohen dhe të “ndalojnë së nevrikosuri njëri-tjetrin”.
Kjo vjen një ditë pasi Pheniani tha se SHBA ishte duke e dërguar rajonin afër një lufte bërthamore, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang e quajti situatën midis dy palëve “shumë komplekse” dhe të ndjeshme.
“Detyra urgjente është të ulen temperaturat dhe të rifillojnë bisedimet”, u tha ai gazetarëve.
“Ne përsëri i bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të mbeten të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje, të mos irritojnë njëri-tjetrin, të punojnë shumë për të krijuar një atmosferë për kontakt dhe dialog mes të gjitha palëve, dhe të kërkojë një kthim në rrugën e duhur të dialogut dhe negociatave sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Geng, siç citohet nga Reuters.
Deklaratat e tij erdhën pasi gazetarët kërkuan dy bombardues supersonik B-1 Lancer të Forcave Ajrore të SHBA të cilat fluturuan përgjatë gadishullit Korean në stërvitjet e përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë më parë këtë javë, dhe përgjigjja pasuese e Phenianit, në të cilën mediat shtetërore akuzuan SHBA-në për “provokimin ushtarak të pamatur”, i cili po e shtyn rajonin më afër pragut të luftës bërthamore./Arbresh.info
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...