Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Grupin Joformal të Grave në Institucionet e Sigurisë, të përbërë nga zëvendëskryetarja e Komisionit Parlamentar për Siguri, deputetja Ganimete Musliu, drejtuesja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, Taibe Canolli, përfaqësueset e MFSK-së, Inspektoratit Policor dhe institucioneve tjera të sigurisë.
Mustafa, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm që gratë kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke përfshirë kontributin e madh në kuadër të institucioneve të sigurisë.
Kryeministri, tha se gratë kosovare kanë rol pozitiv shumëdimensional në këtë aspekt, duke qenë aktive në luftimin e dukurive negative, por edhe duke qenë simbol i integritetit personal dhe profesional.
“Kosova ka sot institucione të sigurisë shumë kredibile dhe të vlerësuara maksimalisht në rajon dhe më gjerë si rezultat edhe i rolit të madh të grave kosovare në ndërtimin dhe fuqizimin e këtyre institucioneve”, thaMustafa.
Me këtë rast,Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur çdo iniciativë e cila fuqizon dhe e rritë edhe më tutje ndikimin e pamohueshëm pozitiv të gruas kosovare në politikë, ekonomi, mirëqenie sociale, në fushën e sigurisë dhe të gjitha fushat e tjera të jetës në vend.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Ganimete Musliu njoftoi kryeministrin Mustafa për angazhimet e grupit joformal si dhe theksoi nevojën dhe mundësitë e fuqizimit të rolit të grave kosovare në institucionet e sigurisë dhe në shumë fusha të tjera relevante për zhvillimin e vendit.
Edhe përfaqësueset tjera të institucioneve të sigurisë, të pranishme në takim, folën për avancimin e pozitës së grave si dhe kontributin e grave në progresin që po arrihet në të gjitha fushat, në Kosovë.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...