Google ADS

Gjykata greke refuzon ekstradimin e puçistëve

14:03 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Një gjykatë greke ka bllokuar kërkesën e dytë të autoriteteve turke për të ekstraduar ushtarët që u arratisën pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet, raporton Reuters.

Kjo aplikohet tek tre nga tetë ushtarët e arratisur. Ekstradimi i tre të tjerëve është bllokuar javën e shkuar, transmeton portali arbresh.info. Ndërsa rasti i dy tjerëve të mbetur është ende në pritje.

Turqia pretendon që burrat janë përfshirë në tentativën për të përmbysur presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ka lëshuar një kërkesë të dytë pas asaj të janarit e cila u refuzua./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme