Google ADS

Rama e Basha ende pa marrëveshje?

14:16 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Kur kanë kaluar më shumë se 2 orë nga takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha në tryezën e thirrur nga kreu i shtetit, Bujar Nishani në Presidencë, ende nuk ka të dhëna se mbi cilën “formulë” po diskutojnë Rama e Basha për arritjen e kompromisit.

Ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që palët ta kenë nisur diskutimin me paketën e propozuar nga negociatorët ndërkombëtarë dhe se mund të bëjnë lëshime nga disa pretendime.

Megjithatë pritet që në orët në vijim të zbardhen bisedat mes tyre dhe nëse do hyjë apo jo opozita në zgjedhje.

Ndërkohë që mbrëmë vonë në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishte si kusht qeverinë teknike pa Ramën kryeministër dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, por ai shtoi që nëse Rama ofron zgjidhje të tjera, ishte i gatshëm t’i eksploronte.

Nuk dimë nëse Basha ka hequr dorë nga qeveria teknike për të pranuar propozimet e reja që do ta fusnin në zgjedhje, shkruan Balkan Web.

Gjatë negociatave të mëparshme kryeministri Rama ka bërë disa lëshime siç ishin: Shtyrja e zgjedhjeve, zëvendësimi i katër ministrave te kabinetit Rama me persona teknikë dhe kalimin e kryetarit të KQZ opozitës, por jo shumicën në KQZ, dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE, pjesëmarrje te OJQ-ve në gjithë këtë proces.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme