Google ADS

Kuvendi mban seancë nesër, demarkacioni nuk është në rend dite

12:35 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 4 maj, ndërsa demarkacioni nuk është në rend dite.

Kështu bëri të ditur deputetja Valdete Bajrami nga radhët e partisë Nisma për Kosovën.

Bajrami tha se për takimin e Kryesisë janë njoftuar mbrëmë në orët e vona. Ajo bëri të ditur se në seancën e së nesërmes nuk do të jetë në rend dite çështja e demarkacionit.

Në këtë takim të Kryesisë nuk ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme