67 deputetë kërkojnë nga Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi

12:32 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Shumica parlamentare ka dërguar kërkesë deri te Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

67 nënshkrime janë verifikuar në arkivin e Kuvendit dhe pritet që të ndodhë hapi i radhës në mënyrë që edhe zyrtarisht, Talat Xhaferi të marrë pushtetin në Kuvend.

Nga kabineti i Xhaferit thonë se nuk presin pengesa pasi që vendimi për zgjedhjen e tij është nënshkruar edhe nga Ferid Muhiq e Goran Misovski./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme