Google ADS

PlayStation 5 arrin vitin e ardhshëm?

12:02 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Analisti Damian Thong nga kompania Macquarie Capital Securities beson se PlayStation e gjeneratës së ardhshme do të mund ta shohim vitin e ardhshëm.

Edhe pse ai nuk ka specifikuar asgjë, besohet se Sony PlayStation 5, apo çfarëdo emri që do t’i japë kompania japoneze, mund të jetë përgjigje ndaj Microsoft Project Scorpio.

PS5 pritet të bartë mbi 10 teraflops të fuqisë grafike, apo dyfish më shumë se sa Scorpio, e cila është e aftë për 6 teraflops. Tash për tash nuk është e sigurt nëse PS5 do të mbështesë lojërat për PS4, apo na pret platformë plotësisht e re./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme