Google ADS

Zbulohet ajo që po i ofrojnë Bashës në presidencë

12:00 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Merren vesh lajmet e para nga brenda mureve të presidencës në Shqipëri.

Oferta që po i bëhet Lulzim Bashës është e ngjashme me atë që McAlister bëri në Tiranë dhe që Daul e përsëriti edhe mbrëmë në deklaratën e tij pas videokonferencës me Partin Demokratike. Pra që opozitës t’i jepen 4 ministra (të propozuar prej saj dhe të zgjedhur nga Rama), kreun e KQZ-së, dhe ndryshime në kodin zgjedhor.

Ndërkohë burime nga shumica bëjnë të ditur se data e zgjedhjeve po diskutohet mes 16 korrikut (PS) dhe 30 korrikut (PD). Negociatorët ndërkombëtarë mendojnë se mund të shkohet jo më 4 por 6 ministra të propozuar nga PD, shkruan lapsi.al

Por deri dje në mbrëmje Lulzim Basha i hodhi poshtë këto propozime. Ai tha pas mbledhjes së grupit se Rama ka dhënë prova se blen deputetë, parti të tëra dhe jo më ministra. Edhe korriku është sipas Bashës një datë shumë e afërt për tu realizuar gjërat që kërkon PD, si votimi elektronik që mund të dojë 4 deri në 6 muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme