Google ADS

Ja çka tha Zhbogar pas takimit me Xhaferin

11:51 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Shefi i diplomacisë evropiane në Shkup, ambasadori Samuel Zhbogar, sot në Kuvendin e Maqedonisë i pari është takuar me kryetarin e ri të zgjedhur të shtëpisë legjislative, Talat Xhaferi, të cilit i ka thënë se BE është e gatshme për bashkëpunim me atë dhe Kuvendit, transmeton Gazeta Express.

Në një deklaratë për “Meta”, pas takimit Zhbogar tha se deri më tani është humbur shumë kohë dhe se duhet që të vazhdohet me procesin e reformimit të institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë.

“Erdha në Kuvend që të takohem me kryetarin Talat Xhaferi dhe të shprehë gatishmërinë tonë për bashkëpunim me Parlamentit dhe me atë për reformat e nevojshme, për vendin që të mund të lëvizë përpara. Shumë kohë është humbur dhe tani është koha që të vazhdohet më tej, është koha që të vazhdohet procesi i formimit të institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë, që të mund të punojmë në çështjet e rëndësishme për shtetin, si reformat dhe restaurimi i ekonomisë. Me Xhaferin diskutuam për punët e ardhshme. Diçka që vlerësoj se është shumë e rëndësishme është që të arrihet deri te të gjithë në shoqëri, në Parlament dhe të gjithë të pajtohen rreth prioriteteve në shtet, të cilët janë prioritet edhe të BE-së që vendi të lëvizë drejt rrugës euro-atlantike”, tha Zhbogar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme