Google ADS

Skandal në Maqedoni, mësuesi rreh nxënësin për t’i treguar si u rrah Sela

11:37 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Nxënësit e një shkolle në Maqedoni ishin duke imituar dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, por sapo mësuesi ka mbërritur në klasë, në vend që të ndalonte dhunën dhe të bëhej shembull për nxënësit, ka rrahur një nxënës i cili kishte rolin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Selës.

“Ta tregoj unë se si është rrahur Sela” ka thënë mësuesi dhe e ka goditur me shuplaka.

Por, sapo prindërit e nxënësit e kanë marrë vesh për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës së tyre, janë ankuar menjëherë në drejtorinë e shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” dhe më pas në polici.

Nga MPB bëjnë me dije se mësuesi do të përballet me këtë vepër penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme