Google ADS

Vritet refugjati nga shoku elektrik

10:54 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Një refugjat ka vdekur pasi u godit nga shoku elektrik në përpjekjen e tij për t’u ngjitur në çatinë e trenit të Eurostarit që nisej për në Britani nga Parisi.

Njeriu i paidentifikuar është vrarë pasi u godit nga rrufeja elektrike në stacionin më të populluar të trenave në Evropë, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët kanë thënë për gazetën franceze Le Parisien që identifikimi i viktimës do të jetë i vështirë për shkak të shkallës së lëndimeve të tij.

“Kishte një incident këtë mëngjes në Gare du Nord që prekte disa nga shërbimet tona”, tha një zëdhënës i Eurostar.

“Tani po kthehen në normalitet”, përfundoi ai.

Linjat energjetike duhej të shkyçeshin pasi shërbimet emergjente gjetën trupin, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të hekurudhave.

Është hera e dytë që një azilkërkues është lënduar nga shoku elektrik. Një tjetër njeri, që mendohet të jetë sirian në 20-at e tij, vdiq atje në 2015./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme